Shëngjergji më i pikëlluar në Serbi. Vuajtje, dhimbje në çdo anë, ndërsa me secilin që bisedon i dëgjon fjalët familje, mbrojtje dhe sistem. Tashmë dy ditë flamujt janë në gjysmështizë, ndërsa sot u varrosën 10 nga 17 viktimat në më pak se 48 orë.
Ky është 13 vjeçari Adrija. I vetmi djalë në mesin e viktimave. Vetëm para një muaji ka kompozuar këtë melodi dhe e ka quajtur “Emocion”. Në garën “Fëmijë kompozitorë” ka fituar vendin e parë me 100 pikë. Me Adrijën është shoqëruar edhe djali i Tamarës.
“Ajo që është humbur nuk mund të kthehet, u larguan fëmijë të mrekullueshëm. Të gjithë ishin shembull”, tha Tamara, prinde në Beograd.
Këpucët për balet të vendosura në gardhin para shkollës janë dëshmitarë memecë të ëndrrës së ndërprerë të 13 vjeçares. Për të dhe për 7 moshataret e tjerë dhe rojen e shkollës, mijëra qytetarë kanë ardhur për të ndezur qirinj dhe kanë lënë lule.
“Nuk njihemi personalisht, por e kam parë nëpër shkollë. Ajo është në shkollë fillore, shkonte në shkollën fillore për balet, por sigurisht që kur i pamë këto këpucë baleti të vendosura te gardhi, ajo një ditë dëshironte të bëhej balerinë… Nuk e di…”, dekaroi Emilij, Beograd.
Edhe roja ka qenë frymë pozitive në shkollë. Në një prej vizatimeve të lëna para shkollës ai ka edhe pelerinën e Supremenit.
-Mendoj se nuk jam i sigurt pa Draganin!
-Pa Dragainin nuk jemi të sigurt.
Vrasësi Kosta K. një natë para vrasjes ka qenë në ditëlindje së bashku me viktimat. Nxënësit thonë se ai ka qenë i pranuar në shoqëri më shumë sesa të tjerët, ndërsa ai në polici e ka thënë të kundërtën.
“Rasti shkaktoi efekt domino. Më shumë se 25 persona janë thirrur në polici për shkak se vrasësit i kanë cilësuar si heronj, ndërsa kanë kërkuar që akti i njëjtë të përsëritet në mënyra të ndryshme. Jovica Paunoski, TV21, Beograd, Serbi”.