KOSOVË

Kosovë, VV-ja përjashton nga radhët e saj deputetin Haki Abazin

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur për përjashtimin e Haki Abazit.

Kryetarja e grupit, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

Në shkresën drejtuar kryetarit të Kuvendit, GP i VV-së ka njoftuar se “deputeti Haki Abazi nuk është më pjesë e grupit tonë parlamentar”.

Abazi ka akuzuar GP-në e VV-së se kanë dashur që të orkestrojnë një përplasje mes tij dhe deputetit Sali Zyba.

“Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në Kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!
Si duket për të mbuluar dështimin në Bruksel të një rezultati negativ që ka orientuar procesin drejt ose kompromisit që e dështon rendin kushtetues të vendit ose e izolon Kosovën nga perendimi, deshën sot në Kuvendin e Kosovës të orkestrojnë një skandal e pëprlasje fizike me Sali Zybën. Asnjë kuptim tjetër nuk kishte prezenca e përforcuar e Zybës. Ky mentalitet politik i Kurtit është dëshprues dhe veprim fëmijësh”, ka shkruar Abazi në “Facebook”./21Media

Related posts

Dezinformim i rrezikshëm dhe i papranueshëm

admin

“Ta mbyllim syrin për sulmet ndaj institucioneve tona, ‘jo faleminderit’”

admin

“Prishtina do vetëm t’ua marrë pronat dhe t’i dëbojë serbët”, thotë Petkoviq në reagim ndaj Bislimit

admin

Leave a Comment