SHQIPËRI

Nxënësi 14-vjeçar vret rojën e shkollës në Beograd

Një nxënës i shkollës fillore “Vladislav Ribnikar” në qendër të Beogradit, ka vrarë rojën e shkollës dhe ka plagosur me armë zjarri disa nxënës të tjerë, raportojnë mediet serbe.

Sipas raportimeve të para, nxënësi 14-vjeçar me armën e babait të tij ka qëlluar drejt nxënësve të tjerë si dhe sigurimit të shkollës.

Tashmë është arrestuar nxënësi që ka qëlluar me armë.

Siç raporton reporteri i N1, zona përreth zonës së të shtënave është e bllokuar.

Policia po tenton të largojë prindërit nga vendi i ngjarjes, ndërsa para shkollës ndodhen të paktën 10 autoambulanca.

Prindërit që ndodhen para shkollës thonë se zyrtarisht nuk u është thënë asgjë.

Banner

Related posts

Beogradi pretendon se policia e Kosovës ky hyrë sërish në territor të Serbisë

admin

Shqipëri: Shqetësim kryesor mungesa e fuqisë punëtore

admin

Do iu mbetet gjithmonë “pikë në zemër”! Ky është pengu i vetëm i djemve të “West Side Family” në lidhje me Dr.Florin

admin

Leave a Comment