SPORT

Mervan Bejtullahu është i padëshiruar për FC Prishtinën

Për të treguar arsyet e këtij vendimi tonë drastik janë të shumta, që nga fillimi i këtij edicioni e deri te ndeshja e fundit me Llapin kur anulohet goli i rregullt.

Ne si klub jemi lodhur duke u frikësuar dhe duke u marrë me të njëjtin gjyqtar në çdo dy-tre ndeshje sa ai na delegohet.

Ne e bëjmë të qartë së nuk kemi probleme me gjyqtarët tjerë, megjithëse ka pasur gabime në dëmin tonë, por i kemi konsideruar si gabime njerëzore. Por, z. Bejtullahu e ka tepruar në çdo gjë dhe tani më është bërë e tepërt.

Duhet theksuar, se po i njëjti më nuk i gjykon Ballkanit, vendim ky i marrë gjatë zhvillimit të kampionatit dhe ky vendim duam të vlejë edhe për neve.

Po ashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat që me videoinçizime përcjellëse ta njoftojmë edhe UEFA-n edhe FIFA-n për gabimet e marra në dëm të ekipit tonë nga ky gjyqtar që njëherësh bartë edhe stemën e FIFA-s”, njofton FC Prishtina.

/BotaSot/

Related posts

Lazio barazon me Veronën – SHQIP.com

admin

Kryeministri Kurti në asamblenë e ICMG-së: Sportin e kemi në ADN

admin

Anglia ndalon bastet në fanella

admin

Leave a Comment