Me disa postime në Twitter, Lapo Elkann shprehu qëndrimin e tij për rikthimin e mundshëm të Alessandro Del Piero te Juventusi. “Del Piero? A mund të ishe një nga të parët që do të zgjidhja…”, – është postimi në Twitter me të cilin Lapo Elkann i është përgjigjur një fansi në rrjetet sociale.
Vëllai i pronarit të “Exor”, kompanisë zotëruese të Juventusit, nuk lë vend për dyshime. Tifozët prej disa muajsh kanë zhurmuar për rikthimin e numrit 10 në Torino. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë lajm.
Lapo më pas saktësoi: “Unë nuk kam punuar kurrë te Juventusi dhe nuk kam asnjë detyrë në klub. Kushdo që ka përgjegjësinë duhet të merret me këtë çështje.
Unë jam një tifoz i vërtetë i Juventusit, akoma më shumë kur gjërat shkojnë keq. Kurrë nuk kam hequr dorë nga ambiciet në jetën time dhe kam luftuar gjithmonë.
Shpresoj se Juventusi do të rikthehet në majë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Dhe përsëri: “Si një njeri i lirë, që nuk kam asnjë rol operacional në bordet e kompanive të grupit, dua të jem i qartë: si aksioner krenar i ‘Exor’, të gjitha mendimet e mia janë vetëm një pasqyrim i perceptimeve të mia, jo të një pozicioni institucional. Për mua liria e mendimit është një fakt mbi gjithçka”.
/BotaSot/