AKTUALE

Muhamet Ameti: Strukturat tona po e risin përkrahjen, fraksionit të BDI-së në Tetovë i bashkohet farmacisti Agon Zaimi

Fraksionit brenda BDI-së sot iu bashkua dhe një emër i veçantë për rininë e Tetovës, farmacisti Agon Zaimi i cili ishte bartës i listës “Rezisto” për këshilltarë në zgjedhjet e vitit 2022.

Këtë e bën të ditur nëpërmjet një postimi një faqen e tij zyrtare në fb Muhamet Ameti, përfaqësues i fraksionit në Tetovë.

“Agoni, le të jetë shembull për rininë tetovare, të cilët i ftojmë me energjinë, dijen dhe kreativitetin e tyre, të marin guximin të bëhen pjesë dhe vlerë e shtuar e Fraksionit të BDI-së” ka shkruar Ameti.

Në këtë ishin prezent dhe nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti, dhe sekretari organizativ Blerim Bexheti.

Ja postimi i plotë:

Fraksioni i BDI-së në Tetovë, në mbrojtje të kauzës së përbashkët, çdo ditë e më shumë e rrit numrin e përkrahësve dhe bashkmendimtarëve të saj.
Sot, këtij rrugëtimi iu bashkua edhe një emër i veçant për rinin e Tetovës, Agon Zaimi, farmacist, bartës i listës Rezisto, listë për Këshilltar në zgjedhjet e Këshillt Komunal të Tetovës në vitin 2022 dhe një i ri i aftë të çoj përpara vizionin e Fraksionit të BDI-së.
Agoni, le të jetë shembull për rininë tetovare, të cilët i ftojmë me energjinë, dijen dhe kreativitetin e tyre, të marin guximin të bëhen pjesë dhe vlerë e shtuar e Fraksionit të BDI-së.
Prezent në këtë aktivitet në Tetovë ishin Nënkryetari i BDIsë, Izet Mexhiti dhe Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti.
Strukturat tona po e rrisin përkrahjen dhe angazhimi ynë veçsa do të intensifikohet!

Banner

Related posts

Biden, Osmanit: Mbështesim dialogun e BE-së drejt njohjes reciproke

Gjyla Halili

Moti me diell, temperatura deri në 25 gradë

Gjyla Halili

Delegacioni i BDI-së në festën e ambasadës së Zvicrës, Osmani: Mirënjohje për mbështetjen

Gjyla Halili

Leave a Comment