SPORT

Buzhala vazhdon me rekorde – Kreu

Atleti therandas, Flavio Buzhala, është në formën më të mirë.

Treguesi më i mirë është rezultati që ka arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Sukses i radhës i atletit të klubit atletik Theranda 1992.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u mbajt mitingu i hapur i atletikës, atleti më i mirë në Kosovë për pionierë në disiplinat disk dhe gjyle, Flavio Buzhala ka vazhduar me rekorde të reja. 

Ai zuri vendin e parë në të dyja disiplinat, ndërsa theu edhe dy rekorde shtetëror për pionier, në hedhjen e diskut 1-kg arriti rezultat 51.80 metra si dhe në hedhjen e gjylës 4-kg arriti rezultat 16.50 metra.

Në emër të kryetarit të klubi atletik Theranda 1992 Driton Maliqaj, kryesisë dhe trajnerëve të klubit, e urojmë Flavio Buzhala për arritjen e  suksesit të thyerjes së dy rekordeve të Kosovës në disiplinat gjyle dhe disk. 

Flavio po vazhdon përgatitjet edhe për garat tjera qe e presin në ditët vazhdim, ëndrra e tij është qe ta përfaqësoj Kosovën në të ardhmen në Lojërat Olimpike, ato Mesdhetare, evropiane dhe Botrore, për çka e si klub nuk kem dyshime që kjo ëndërr do të bëhet realitet”, njofton  klubi atletik Theranda 1992

/BotaSot/

Related posts

Nuk ndalet Xherdan Shaqiri – Kreu

admin

Leao rinovon me Milanin, detajet e marrëveshjes

admin

Mundësia për të bërë historinë, sonte finalja e Botërorit së atletikës për Luiza Gegën

admin

Leave a Comment