SHOWBIZ

Gold AG paralajmëron pesë projekte të reja muzikore

Rap-artisti i njohur shqiptar, Gold AG, duket se ka nisur punën për këngë të re.

Ai së fundmi përmes një postimi në InstaStory ka bërë të ditur se së shpejti do t’i lansojë pesë këngë.

Këto projekte muzikore pritet që të publikohen gjatë muajve: maj, qershor dhe korrik.

“5 këngë së shpejti. Maj, qershor dhe korrik”, ka shkruar ai.

Megjithatë, artisti nga Presheva nuk ka dhënë më shumë detaje nëse ndonjëra prej tyre do të jetë bashkëpunim.

E fundit e publikuar nga Arian Agushi (emri i vërtetë) mban titullin “Trimi i babës”.

Pritet të shihet në vazhdim se çfarë ka rezervuar 38-vjeçari për fansat dhe publikun.

Banner

Related posts

Tani mund të jetoni në një anije lundrimi për 30,000 dollarë për tre vite

admin

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare, këngëtarja e njohur e muzikës pop

admin

Jeff Bezos i propozon të dashurës në superjahtin 500 milionë dollarësh

admin

Leave a Comment