KOSOVË

Shqipëria rikthen vizat për shtetasit rusë

Banner

Shqipëria ka pezulluar hyrjen pa viza në territorin shqiptarë për shtetasit rusë. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.

Kjo VKM është pasqyruar edhe nga ambasada e Shqipërisë në Federatën ruse, e cila njofton anulimin e vizave turistike për shtetasit rusë, raporton Euronews.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë.

Shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare.

Banner

Related posts

Dy persona të vdekur në Kroaci dhe një në Slloveni si pasojë e stuhive

admin

Kurti dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

admin

Kam frikë nga konflikti, Kurti ëndërron të jetë Zelensky

admin

Leave a Comment