SPORT

Trajneri i Wilder konfirmon: Negociata me Joshua për të dueluar në dhjetor në Arabi

Scott Malik, trajneri i boksierit amerikan Deontay Wilder, ka konfirmuar për mediat se po negociohet për një rikthim në ring në dhjetor të këtij viti, në një duel ndaj Anthony Joshua.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe të dy boksierët janë ish-kampionë bote në peshën e rëndë.

Ai shton se kjo sfidë do të ishte një e mirë për sportin e boksit, mes dy sportistëve që nuk patën mundësi të duelonin kur mbanin titujt.

“Mund të them se thashethemet që ekzistojnë për këtë sfidë mes Joshua e Wilder janë të vërteta. Bisedimet janë duke vijuar dhe sfida të mëdha do të ndodhin më vonë”, tha Malik.

“Në këto sfida nuk do të përfshihemi vetëm ne, por disa boksierë të mëdhenj të peshës së rëndë.

Gjithsesi, për sa i përket Deontay, ai pritet të duelojë ndaj Joshua. Kjo është sfida që ai dëshiron për momentin.

Natyrisht që ne dëshirojmë titujt, por edhe ndaj Joshua ka shumë rëndësi për ne”, tha Scott Malik.

“Ne e dëshirojmë këtë sfidë, të gjithë fansat e dëshirojnë atë. Të shohim se çfarë do të vendosë edhe pala e Joshua, pasi topi është në fushën e tyre tani.

Të shohim se si do të shkojnë gjërat, ne jemi gati të duelojmë edhe me boksierët e tjerë, Usyk, Fury, Ruiz… këdo”, u shpreh trajneri i Deontay Wilder.

/BotaSot/

Related posts

Pëlqehet nga Sylvinho, nisin procedurat për ta pajisur Dakun me pasaportë shqiptare

admin

Reagon portugezi: Nuk doja, por më detyruan të ikja

admin

Peja mposht Vëllaznimin me 47 pikë dallim

admin

Leave a Comment