SHOWBIZ

Efektet që sjell kafeja referuar një studimi të ri

Kafeja është një nga pijet me të konsumuara në të gjithë botën, për të cilën zhvillohen herë pas here studime për të kuptuar të mirat dhe efektet e dëmshme që mund të sjellë konsumimi i saj.

Studimi më i fundit është botuar në The New England Journal of Medicine dhe sipas gjetjeve të tij, pirja e një filxhani kafe në ditë mund të ju bëjë që ju të keni më shumë energji dhe të jeni më shumë aktivë në lëvizje, por të flini më pak dhe kjo mund të jetë e dëmshme për ju pasi referuar studimit, rrit rrahjet e zemrës.

“Zbulimi i përgjithshëm është se nuk ka vetëm një pasojë të vetme shëndetësore të konsumimit të kafesë. Shumica e hulumtimeve mbi këtë temë kanë qenë vëzhguese, që do të thotë se ne thjesht shikojmë dhe shohim se çfarë ndodh me njerëzit që pinë dhe nuk pinë kafe”, tha autori kryesor i studimit, Dr. Gregory Marcus, një kardiolog dhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë.

Për studimin, autorët rekrutuan 100 të rritur të shëndetshëm që ishin mesatarisht 39 vjeç dhe nga zona e San Franciskos. Ata pajisën pjesëmarrësit me program për të gjurmuar hapat dhe gjumin e tyre, monitorë të vazhdueshëm të glukozës në gjak dhe pajisje elektrokardiograme që gjurmonin ritmet e tyre të zemrës. Secilit pjesëmarrës iu caktua rastësisht të pinte sa kafe donte për dy ditë, më pas të mos e pinte për dy ditë, duke e përsëritur këtë cikël gjatë një periudhe dyjavore.

Në ditët e pirjes së kafesë, pjesëmarrësit bënin mesatarisht 1058 hapa më shumë sesa në ditët kur nuk konsumonin kafe. Sa më shumë kafe pinin, aq më shumë aktivitet fizik kishin dhe më pak gjumë.

Related posts

Sekreti i ‘bodybuilder-it’ 73-vjeçar, që mes konkurseve sportive kujdeset edhe për bashkëshorten e sëmurë (fotot)

admin

Foto/ Lewis Hamilton nga kampion bote i Formula 1, në një ikonë mode

admin

Kujdes mos e teproni sot me ëmbëlsira, kanë më shumë sheqer nga sa mendoni

admin

Leave a Comment