SHOWBIZ

Genta feston ditëlindjen me fotografi të veçanta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka festuar ditëlindjen e saj të 39-të.

Me këtë rast urimet e shumta nga familja, ndjekësit dhe rrethi i ngushtë nuk kanë munguar për këngëtaren.

Ajo e shënoi këtë përvjetor në një fotosesion shumë të veçantë të realizuar bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Huseyin Usta dhe dy fëmijët e tyre: Ivy Blue dhe Icon.

“Ditëlindja ime e parë me Ivy dhe Blue Icon. Jam shumë e lumtur t’ju kem ju të dyve në jetën time, fjalët s’mund ta përshkruajnë sa shumë mami ju do ju, faleminderit shumë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Tutje, Genta nuk është ndalur duke publikuar edhe disa imazhe të tjera në InstaStory, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me kostum të zi të shkurtër.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

Këngëtarja e hitit “E pamundur” e vërtetoi se vazhdon të jetë në formë të mirë trupore vetëm një vit pas lindjes së binjakëve.

Foto: Genta Ismajli/InstaStory

E njëjta ka qenë pak më e distancuar kohëve të fundit nga muzika, gjersa iu ka përkushtuar më shumë biznesit, me hapjen e një supermarketi të ri së fundmi. 

Banner

Related posts

Rastet me diabet, trefishohen! Mjekët: Rritja e numrit për shkak të ushqimeve dhe jetës sedentare

admin

Bazuar në shenjën tuaj të horoskopit, këto janë vendet ku duhet të udhëtoni këtë pranverë

admin

Eurovisioni nuk ka më vlera, politika triumfoi

admin

Leave a Comment