BOTA

Kryebashkiaku i New York takon shqiptarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams është takuar me besimtarët myslimanë në kët muaj të shenjtë të Ramazanit.

Adams vizitoi Qendrën Kulturore Islame Shqiptare, ku u takua me Imam Tahir Kukaj, Imam Ferid Bedrolli dhe Imam Zurkani Vardar, themelues dhe kryetar i xhamisë.

“Ky është një nga momentet më të shenjta në vendin tonë. Ne kemi Ramazan, Pashkë, dhe është një moment ku të gjithë bashkohemi”, tha Adams.

“Ky komunitet shqiptar është vetëm një komunitet solid. Ata besojnë, si unë, në sigurinë publike, arsimin, bizneset e vogla, familjen dhe lutjen. Pavarësisht se çfarë thotë dikush, është koha për t’u lutur” tha ai.

Banner

Related posts

DeSantis i bashkohet kundështarëve republikanë për t’i hequr Kinës statusin e veçantë për tregti me SHBA-të

admin

Stuhia tropikale “Harold” arrin në Teksas

admin

GJNP shpreh shqetësim për urdhërarrestimin e lëshuar nga Rusia për një gjyqtare

admin

Leave a Comment