Kanë përfunduar dy sfidat e sotme të javës së 28 të “Abissnet Superiore”-s.
Vllaznia ka shkëlqyer me trajnerin e ri në pankinë. Sedloski e nis me tre pikë aventurën e tij në kampionatin shqiptar. Kuqeblutë kanë mposhtur me shifrat 3:1 Erzenin.
Marku nisi festën në minutën e 41-të në “Loro Boriçi”, kur shënoi një gol spektakolar që ndezi tifozerinë shkodrane.
Më pas, në pjesën e dytë, Latifi gjen rrugën e rrjetës dhe dyfishon shifrat.
Nonato kundërpërgjigjet në minutën e 75, por 10 minuta më vonë ishte Fjoart Jonuzi që me një parabël fiksoi shifrat në 3-1.
Në krahun tjetër, Laçi kthehet te fitorja pas një seri rezultatesh negative.
Kurbinasit kanë përmbysur Teutën në “Niko Dovana” dhe marrin tre pikë të rëndësishme në duelin e drejtpërdrejtë të zonës së ftohtë.
Teuta gjeti golin e para me anë të Dacit në minutën e 65, por 11 minuta më vonë Guindo ktheu baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.
Për golin e fitores mendoi Vasil Shkurtaj, i cili tundi rrjetën në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Edi Martini, trajner (Teuta), tha: “Edhe në pjesën e parë, edhe në të dytën ishim më mirë se kundërshtari.
Krijuam raste, arritëm edhe të shënonim.
Më pas kundërshtari nga shënoi nga një penallti aksidentale dhe ra morali.
Por kështu është futbolli.
Nuk mendoj që është një ndërç psikologjik, sepse ne kemi luajtur mirë në çdo ndeshje.
Përveç ndeshjes me Partizanin, ku kemi luajtur keq, ne gjithmonë kemi luajtur si të barabartë me kundërshtarin”.
/BotaSot/