Taylor Swift dhe aktori Joe Alwyn ndahen pas 6 vitesh të lidhur.
Një burim i afërt me Taylor konfirmoi lajmin për CNN duke thënë se “Taylor dhe Joe u ndanë disa javë më parë. Ata thjesht u ndanë dhe planifikojnë të mbeten miq.”
CNN ka kontaktuar me menaxherët e Swift dhe Alwyn për koment. Entertainment Tonight ishte i pari që raportoi lajmin.
Swift, e cila aktualisht është në “Eras Tour” e saj dhe Alwyn, u lidhën në vitin 2016.
Në janar, Swift zbuloi në Instagramin e saj se “Lavender Haze”, një këngë nga albumi i saj i vitit 2022 “Midnights”, ka të bëjë me Alwyn, duke thënë se “kur je në një mjegull livande dashurie, do të bësh gjithçka për të qëndruar atje, duke mos lejuar që njerëzit t’ju zbresin nga ajo re.”
“Për 6 vite, neve na është dashur të shmangim thashethemet e çuditshme, gjëra të tabloideve dhe thjesht i injorojmë. Kjo këngë ka të bëjë me aktin e injorimit të atyre gjërave, për të mbrojtur gjërat e vërteta”, ka deklaruar ajo.
Nuk është hera e parë që çifti bashkëpunon në disa këngë që janë shfaqur në albumet e Swift. Aktori britanik i cili ishte bashkëpunëtor në disa këngë të albumeve të Swift, njihet me pseudonimin “William Bowery”.
Swift konfirmoi identitetin e vërtetë në dokumentarin e Disney+, ku u shpreh se Alwyn luan bukur në piano dhe ai gjithmonë krijon gjëra të bukura.
“Folklore” fitoi çmimin Grammy për albumin e vitit në vitin 2021, duke shënuar fitoren e parë të Grammy për Alwyn.
Top Channel