Një pjesë e produkteve me çmime të ngrira do të shtrenjtohen, për shkak se është shtrenjtuar importi”, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Ai tha se të martën e javës së ardhshme do të ketë korrigjime në disa prej çmimeve pasi kanë konstatuar se importuesit kanë raportuar çmime më të larta në Drejtorinë Doganore.
“Aq sa janë rritur çmimet e importit të produkteve të caktuara, do të rritet në përqindje edhe çmimi i ngrirë. Nëse ka ulje të çmimeve që janë paraqitur në Drejtorinë Doganore, çmimi i atij produkti do të ulet në përqindje të asaj uljeje. Nëse është njëjtë, edhe çmimi do të mbetet e njëjtë. Në përgjithësi importet tona janë nga Greqia, Turqia, Shqipëria dhe Serbia, dhe duke iu referuar çmimeve të reja, të cilat raportohen në Drejtorinë Doganore, të martën e ardhshme Qeveria do të rishikojë çmimet e ngrira”.
“Rritje shumë të vogël do të ketë në disa produkte, siç është çmimi më i lartë i këtyre produkteve, por nuk do të ketë çmime me pakicë si dhjetë ditë më parë kur ishin rreth 130-140 denarë, pastaj shkuan deri në 150 e lart. Çmimi i pemëve dhe perimeve për produktet që janë përmendur në vendim nuk do të jetë më i lartë se 100 denarë, për çka do ta informojmë më tej opinionin”, tha Bekteshi.
Qeveria para tri ditësh mori vendim me të cilin domatet nuk mund të shiten më shumë se 70 denarë, kastraveci nuk mund të shitet më shumë se 75 denarë dhe qepa nuk mund të shitet më shumë se 60 denarë.