SHQIPËRI

Veliaj: E keni vënë re që kandidatët e tjerë nuk dalin dot në publik me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Janë dy figurat më të diskretituara sot

Banner

Kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj, nga Teatri Veror i Liqenit, gjatë prezantimit të kandidatëve të rinj për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, ironizoi kandidatët kundërshtarë kur tha se nuk identifikohen dot me liderët e tyre, Sali Berishën dhe Ilir Metën, sepse e dinë që do të humbasin pikë në publik.

E keni vënë re që skuadra tjetër, qofshin kandidatët e Këshillit Bashkiak, qoftë kandidatët për Kryetar Bashkie, nuk dalin dot në publik me Sali Berishën dhe Ilir Metën? Kjo është një anomali shumë e madhe. Nuk dalin dot në publik me ata sepse sondazhet thonë që liderët e tyre janë më të diskredituarit sot. Nuk identifikohen dot me liderët e tyre sepse humbasin pikë, humbasin vota. Nuk identifikohen dot as me partitë e tyre. Imagjinoni pak listën e Sali Berishës: Të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak janë të Ilir Metës. Pra, praktikisht kur thotë votoni për ne, në fakt po i çon si cjapi tek kasapi te partia tjetër. Ndërkohë, kur dikush voton PS-në, ka votuar për forcën më patriotike, ka votuar për forcën më perëndimore, ka votuar për forcën më transformuese të Tiranës e të qyteteve tona, ka votuar për njerëz që janë socialistë, pjesë e familjes sonë, pjesë e skuadrës sonë. Jo të katapultuar nga dikush tjetër, jo për të fshehur personat “non grata”, jo për të zgjidhur hallet e tyre, por hallet, punët, pasionet, ëndrrat dhe projektet e Tiranës sonë. Kjo është skuadra jonë, kjo është familja jonë, ky është ekipi ynë, kjo është fitorja jonë”, tha Veliaj.


Top Channel

Banner

Related posts

Greqia sot mban zgjedhjet parlamentare, në garë 7 shqiptarë

admin

Shqipëria e treta në botë për rritjen në turizëm

admin

“Koka” e mafies italiane, arrestohet bosi i “Ndrangheta”-s (Emri)

admin

Leave a Comment