AKTUALE

U anulua seanca gjyqësore për Zhan Mitrevin, seanca e radhës është caktuar për 12 maj

Gjyqi për kardiokirurgun Zhan Mitrev dhe spitalit të tij privat u shty sërish për më 12 maj. Në seancën e sotme në Gjykatën Penale në Shkup, Zhan Mitrev ishte i pranishëm me avokatët e tij, ndërsa para objektit të gjykatës ishin mbledhur dhjetëra qytetarë të dëmtuar, të cilët mbanin pankarta “Përfitues në shpinë të të sëmurëve” dhe “Kërkojmë drejtësi”, njofton PRESSonline.mk.

Arsyeja e ri-shtyrjes së procesit është se mbrojtja nuk ka vështruar dosjet e çështjes të cilat janë ende në Gjykatën e Apelit. Gjykata ka pranuar paraprakisht kërkesën e prokurorisë për ngrirjen e pronës së klinikës “Zhan Mitrev”, vendim kundër të cilit mbrojtja ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Prokurorja publike Iskra Haxhi Vasileva kërkoi nga gjykata që të caktojë më shumë seanca të rradhës në mënyrë që rasti të ketë dinamikë, ndërsa mbrojtja e Zhan Mitrev kërkoi hapësirë ​​të mjaftueshme prej së paku dy muaj për t’u njohur me shkresat e rastit,  si dhe të sigurohen kushtet e duhura të gjykimit.

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka ngritur aktakuzë kundër mjekut Zhan Mitrev, si person fizik dhe propozim-akuzë kundër spitalit të tij, si person juridik, për veprën e vazhdueshme “mashtrim” nga neni 247 i Kodit Penal.

Siç informojnë nga PTHP – Shkup për këtë rast, nuk bëhet fjalë për “mashtrim të pacientëve”, gjegjësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e trajtimit nuk është objekt i këtij krimi, por mashtrim klasik, gjegjësisht fshehje e fakteve kyçe lidhur me hemofiltrimin , metodë për të cilën pacientët nuk ishin të informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me të cilat ata u mashtruan, me qëllim të përfitimit të paligjshëm të pasurisë.

Lënda u formua pas alarmit publik, respektivisht dokumentarit “Gjaku i papastër” të publikuar nga IRL, në të cilin u zbulua se spitali privat “Zhan Mitrev” u merrte pacientëve shuma të larta parash për hemofiltrim gjatë trajtimit nga Covid-19.

Related posts

Karakteristikat e stinës së verës

admin

Sot, më 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV!

Gjyla Halili

Grubi: Me mendje e lutje jemi sot me popullin turk

admin

Leave a Comment