SHOWBIZ

Enkel Demi e thotë troç: Po më çajnë kokën

Gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Enkel Demi, i ftuar në programin Artkand me Jetona Koçibellin rrëfeu më shumë për Tom Kukën, identitetin e tij të dytë si shkrimtar.

I pyetur për profesionin e tij dhe fazën në të cilën është në media ai nuk ngurroi të shprehë edhe pakënaqësinë.

“Shumë shpesh më çajnë kokën. Jam këto ditë në një fazë të tillë që ma kanë sjellë në majë të hundës. Nuk e mbaj dot më. Por gjithsesi unë nuk jam më një personazh kryesor i medias. Nuk e ndiej më veten një të tillë. Madje dje kur dikush mundohej të më sulmonte thoshte që është ‘burri i gruas’ ose ‘filani i emisionit të mëngjesit’. Unë jam ky që jam, por media ka zhvillime të tjera. Unë mendoj që një njeri që lodhet mund edhe të pushojë’, tha Demi.

Enkel Demi është një personazh publik, prezantues televiziv shqiptar. Gjithashtu, moderatori dhe shkrimtari ka drejtuar dhe festivale kombёtare. Si shkrimtar ai preferoi tё njihet me pseudonimin Tom Kuka. Tom Kuka ka shkruar libra, si: “Flama”, “Ora e Ligё”, “Gurёt e vetmisё”, “Hide mbi kalldrёm”, apo “L’ora del male” etj.


Top Channel

Related posts

Habit teologu: Më kanë bërë magji në fis në moshën 7-vjeçare, vuajta shumë!

admin

Ja se kur do të publikohet pjesa e dytë e dokumentarit mbi jetën e Georgina Rodriguez

admin

Konsumoni mëngjes çdo ditë, nëse doni të shmangni këto sëmundje

admin

Leave a Comment