SHQIPËRI

Albin Kurti vizitë në Tiranë të dielën, takim me Ramën dhe Nikollën

Banner

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Tiranën të dielën. Gjatë kësaj vizite, Kurti do zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nis përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Edhe pse nuk u firmos një marrëveshje, palët pas 12 orësh bisedime në Ohër arritën marrëveshje të zbatonin propozimin e BE për normalizimin e marrëdhënieve.


Top Channel

Banner

Related posts

Nis takimi i Escobar dhe Lajçak me Vuçiqin

admin

Arrestohen policë dhe prokurorë gjatë një operacioni të madh në Shqipëri

admin

Një autobus përfshihet nga zjarri në një autostradë në Kroaci, kjo është gjendja e pasagjerëve

admin

Leave a Comment