AKTUALE

Lladrovci: Më 2 prill, të dëshmojmë se udhëheqësit tanë nuk janë vetëm as kurrë nuk do të jenë të vetëm

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në “Marshin për Drejtësi” që do të mbahet më 2 Prill, në shenjë solidarizimi me ish udhëheqësit e UÇK-së dhe shtetit të Kosovës.

“Le të jetë Marsh që shënon dhe manifeston fuqinë e lirisë tonë në përkrahje të liderëve tanë, të liderëve të Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Më 2 Prill, ftoj qytetarët e komunës së Drenasit dhe të gjithë ata që e duan Kosovën, të jenë të pranishëm në “Marshin për Drejtësi”, në Prishtinë.

Ky Marsh, le të jetë solidaritet me udhëheqësit tanë, për të treguar se nuk janë vetëm, as kurrë nuk do të jenë të vetëm.

Le të jetë Marsh që shënon histori për drejtësi, çfarë nuk është parë deri sot në Republikën tonë.

Le të jetë Marsh që shënon dhe manifeston fuqinë e lirisë tonë në përkrahje të liderëve tanë, të liderëve të Kosovës!

Banner

Related posts

Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Profesor Servet Pëllumbit

Gjyla Halili

Lëshohet në përdorim në të dyja akset rrugore rruga rajonale Prilep-Krushevë, pranë fshatit Vërbjan

Gjyla Halili

Nikollë Camaj: “Forumi Shqiptar”, numri 5, nuk lejon të luhet me gjuhë as me flamur!

admin

Leave a Comment