AKTUALE

Nisi si aleancë, por u përçanë rrugës! Debati Olta-Qetsor

Disa javë më parë Qetsor Ferunaj, ish-fituesi i “Big Brother” u bë pjesë e këtij reality-show sërish tashmë në formatin “VIP”. Që në ditët e para të hyrjes së tij, u duk se ai e tregoi pozicionimin, që do të thotë kundër Luizit dhe krah Oltës.

Mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe aleanca me Oltës dhe Qetsorit u kris. Javën që lamë pas nuk kam munguar debatet e ndryshme mes dyshes. Debate të cilat u rihapën sërish “Prime-n” e mbrëmshëm.

Pjesë nga biseda:

Qetsori: Kishte një simpati të përgjithshme mes nesh dhe një përkujdesje të përkohshme. Pas një loje në tualet, Olta kishte diçka të organizuar dhe aty përplasa derën. Pastaj, nisi akuza për Maestron, unë thjesht po shprehja opinionet e mia. Shumë gjëra çuan në agravimin e situatës.

Olta: Ne nisëm një raport shumë miqësor bashkë, na bashkon humori dhe kemi qeshur shumë bashkë. Qetsori u bë kohë këtu, nuk u afrova për të “sulmuar” Luizin. E pash që foli shumë ashpër. Koment tjetër nuk kam.

Luiz: Nga gjërat që tha Qetsori, ja marr të mirqenë faktin që e ka kaluar një herë këtë ekspericnë. Ai është aq inteligjent me e kuptuar që nuk i lejon aleancat. Me inteligjencën e tij, thotë që po të afrohej me Armaldon, bëhej “armik” me mua. Ai nuk ka nevojë për Oltën. Nuk është natyrë e tillë që të përdoret nga Olta. Çdo njeri që do të krijojë debat vetëm me mua, është i mirëpritur. Nëse bashkohet me Oltën, e ka të humbur.

Olta: Unë thjesht i kërkova të mos nxisë Maestron për debat, kaq.

Dea: Qetsori i kërkoi aleancë Oltës që në fillim. Dhe kur e pa që nuk po krijohej ndonjë gjë, hoqi dorë. Ai kërkon vëmendje.

Geri: Unë mendoj njësoj si Dea. E pati si strategji, sulmoi Armaldon, pastaj Kristin. Tani po sheh.

Antonetën: Unë nuk besoj fare te kjo aleancë, besoj se ishte më shumë si strategji. Duan të na bindin që janë duke luajtur më vete, por në fakt janë bashkë./iconstyle 

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Bexheti: BDI prin në çdo hulumtim publik

Gjyla Halili

VLEN: A është e vërtet që në mbledhje të Qeverisë hartohen plane se si mjetet për çerdhe të ridestinohen për nevojat e Lotarisë së Maqedonisë së Veriut?

Gjyla Halili

Leave a Comment