SHQIPËRI

Celibashi regjistron koalicionin “Bashkë fitojmë”, përjashton Berishën

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por duke lënë jashtë nga ky koalicion siglën PD me kryetar Sali Berishën.

Sipas Celibashit, PD-ja nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla PD e Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. E njëjta situatë ka qenë edhe në shkurt 2022. Në konkluzion dhe në analizë të të gjithë çfarë përmenda do regjistrojmë koalicionin “Bashkë Fitojmë” me 3 parti, PL, PBDNJ dhe PDK“- tha Celibashi.

Ky koalicion do të jetë i përbërë vetëm nga tre parti, PL, PBDNJ dhe PDK.


Top Channel

Banner

Related posts

Rreziku për një tragjedi tjetër, Serbia merr një vendim të papritur

admin

Pamje nga spitali në Mitrovicë, gazetarët marrin ndihmë mjekësore

admin

Sa kushtojnë çadrat dhe shtretërit në plazhet e Shqipërisë

admin

Leave a Comment