AKTUALE

Mark Gjonaj: Amerika të mbrojë Kosovën me Marrëveshje përfundimtare me Serbinë

Nën organizimin e mërgimtarëve shqiptarë, në Nju Jork, sot, para Zyrës së Bashkimit Evropian në OKB, të prirë nga Mark Gjonaj, kanë mbajtur tubim madhështor, për të kundërshtuar Asociacionin e komunave serbe në Kosovë, që pritet të miratohet në Ohër, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Tubimi i qindra shqiptarëve në Nju Jork, në protestë mblodhi edhe atdhetarët e shquar e veprimtarët e çështjes shqiptare si Gani Shehu, Gjek Gjonlekaj, Ilir Bytyçi, Xhek Kukaj, Shefki Nexhuani, Xheladin Zeneli, Ukë Lushi etj.

Shqiptarët në Amerikë, edhe kësaj here dëshmuan ndjeshmërinë ndaj rrezikimit të tërësisë territoriale të Kosovës, rrezikimit të sovranitetit të shtetit të Kosovës të fituar me shumë gjak e sakrifica.

Protesta para përfaqësisë diplomatike të Bashkimit Europian në Manhattan përcolli mesazhin që të mos nënshkruhet “Asociacioni” sipas interesave të Serbisë.

Sipas pjesëmarrësve në protestë, Shqiptaro-Amerikanët i bënë thirrje që populli shqiptar i Kosovës të mos mbetet peng i negociatave të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë por BE të veprojë sa më shpejt në arritjen e njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë.

Po ashtu, në protestë u kërkua që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë dënimin e Serbisë për krimet dhe gjenocidin e serbëve në Kosovë, thirrje e veçantë iu bë Amerikës që të mbështesin dhe mbrojnë interesin e drejtë të shqiptarëve të Kosovës në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Tubuesit në fjalën e tyre deklaruan se kjo është një protestë për popullin e Kosovës, shtetin e Kosovës, pavarësinë, sovranitetin, dinjitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, të prezantuar nga ish deputeti dhe përfaqësuesi dinjitoz i shqiptarëve në Amerikë, z. Mark Gjonaj.

Related posts

Stankoski: Eksporti i lirë i duhanit është propozimi për Ligjin e ri për Duhanin

Gjyla Halili

Arrestohen dy shtetase të Kosovës në Tetovë, u futën ilegalisht në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

KUR KRITERET JASHTËLETRARE PËRDOREN PËR TË DËMTUAR LETËRSINË DHE KULTURËN!

Gjyla Halili

Leave a Comment