Pagesat e mjeteve në bazë të bursave për nxënës dhe studentë për përfituesit e rinj dhe ata aktual janë realizuar. Nxënësit të cilët e kanë fituar këtë të drejtë në vitin shkollor 2022-2023 në llogaritë e tyre kanë marrë 7 bursa mujore, ndërsa studentët 6 bursa mujore. Përfituesve aktual u janë paguar mjetet për muajin shkurt dhe mars.
Gjithashtu është realizuar pagesa rrjedhëse në bazë të racionit të subvencionuar të mbi 29 mijë studentëve që kanë fituar të drejtën e tyre në një nga muajt e kaluar. Me këtë MASH-i kompensoi të gjitha detyrimet financiare ndaj nxënësve dhe studentëve të parapara përfundimisht me muajin vijues
Njëkohësisht Ju rikujtojmë se me iniciativë të Ministrisë, përfituesit e bursave për nxënës dhe student të cilët e kanë përfituar këtë të drejtë në një nga vitet e kaluara shkollore dhe kanë Marrëveshje aktive për shfrytëzimin e bursës, nga ky vit do të përfitojnë shumë mujore më të lartë gjegjësisht identike me shumat që i marrin bursistët e rinj. Për të ushtruar të drejtën e rritjes së shumës mujore të bursës, duhet të dorëzohet Aneks i Marrëveshjes të plotësuar dhe të nënshkruar (në tre ekzemplarë) për bursën përkatëse, ku mund ta shkarkojnë në linkun në vazhdim.
Kujdesi ndaj nxënësve dhe studentëve vazhdimisht po rritet. MASH-i dhe Qeveria po realizojnë të drejta të reja financiare dhe mundësi arsimore të cilat nuk ishin të disponueshme në të kaluarën. Standardi i nxënësve dhe studentëve vazhdimisht është në rritje ndërsa të rinjtë janë pjesëmarrës aktivë në krijimin e politikave që kanë të bëjnë me ata. Iniciativa për protesta dhe mungesa nga mësimet nuk është e nevojshme, sepse kjo është krejtësisht në kundërshtim me angazhimin për të plotësuar interesat e të rinjëve.