AKTUALE

A5 në Shkup, u mbajt takimi i parë i drejtorëve politikë të SHBA-Karta e Adriatikut

Në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me ShBA–Karta e Adriatikut (A5), në Shkup u zhvillua takimi i parë i përbashkët i drejtorëve politikë dhe të mbrojtjes nga ministritë e punëve të jashtme dhe ministritë e mbrojtjes të vendeve anëtare dhe vëzhguesve të Kartës, përcjell TV21. Nga MPJ bëjnë të ditur se është miratuar edhe Plani i Veprimit i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me ShBA-Karta e Adriatikut.

“Kryesimi ynë përkon me 20-vjetorin e themelimit të kësaj iniciative, ku në takim u përshëndetën arritjet e deritanishme të A5 të reflektuara në anëtarësimin përkatës të katër vendeve të Kartës në Aleancën e NATO-s. Prandaj, në fokus të bisedimeve në takim ishin mënyrat e rivitalizimit dhe përshtatjes së iniciativës me realitetin e ri të sigurisë dhe dinamikën aktuale rajonale. Qëllimi është të forcohet roli politik i Kartës dhe të krijohen mekanizma të rinj për adresimin përkatës të sfidave aktuale të sigurisë në rajon. Në të njëjtën kohë, në takim u diskutua edhe për pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë ndaj rajonit, me theks të veçantë në kërcënimet kibernetike dhe hibride, cenueshmërinë e infrastrukturës kritike dhe ballafaqimin me dezinformatat. U shqyrtuan mënyrat për të forcuar rezistencën përmes veprimit dhe bashkëpunimit të përbashkët”, thonë mes tjerash nga MPJ.

Ndryshe, A5 është një forum unik bashkëpunimi, i cili përveç vendeve të rajonit, në radhët e tij ka edhe ShBA-në si partner strategjik. Më konkretisht, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina janë anëtarë të Kartës, ndërsa Serbia, Sllovenia dhe Kosova kanë statusin e vendeve vëzhguese. E themeluar në vitin 2003, kjo organizatë ka sjell siguri dhe stabilitet në këtë pjesë të Evropës për dy dekada.

Related posts

Zekolli: Taravari i “njejtë” me Rahman Morinën

Gjyla Halili

Sulmet kibernetike, ambasadorja Kim: 50 mln dollarë mbështetje për Shqipërinë, SHBA-të qëndrojnë krah jush

admin

Osmani më 7 shtator takohet me kreun e NATO-s

admin

Leave a Comment