AKTUALE

Këshilli Ekonomik – Social duhet të marrë sot vendim për vlerën e pagës minimale

Banner

Këshilli Ekonomik-Social pritet të mbajë sot një seancë në të cilën duhet të vendosë për lartësinë e pagës minimale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, të premten në një deklaratë për Agjencinë e lajmeve MIA, bëri të ditur se seanca do të mbahet sot dhe se do të diskutohet për pagën minimale.

“Vendimi për lartësinë e pagës minimale sillet pikërisht në Këshillin Ekonomik – Social, pastaj botohet në Gazetën Zyrtare, në mënyrë që punëdhënësit të harmonizojnë pagat që do të paguajnë për muajin mars me vendimin, respektivisht me vlerën e pagës minimale”, tha Trençevska.

Pritjet e Qeverisë, sipas deklaratave të mëparshme të ministrave nga sektori ekonomik, janë që paga minimale të jetë rreth 20.000 denarë.

Paga minimale përshtatet çdo mars. Me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale u vendosën kritere të reja sipas të cilave paga minimale përshtatet me 50 për qind të kostos së jetesës dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare.

Banner

Related posts

Raportime të reja për bomba në 18 shkolla të Shkupit

admin

Thaçi shkon në konak të Ali Ahmetit në Reçicë

Gjyla Halili

BFI NË MANASTIR ORGANIZOI TRIBUNË SHKENCORE ME RASTIN E DITËS SË ALFABETIT

Gjyla Halili

Leave a Comment