AKTUALE

Çka premtoi e çka nuk realizoi komuna e Strugës, buxheti askund!

Komuna e Tetovës për vitin 2022 kishte planifikuar një mori projektesh me shuma marramendëse, por që gjithçka ka ngelur në letër.

Këtë reagim e ka shprehur kreu i ASH në Strugë, inxhinieri Lulzim Nasufi, duke shtuar se Këshilli konunal miratoi Llogarinë Vjetore të Komunës së Strugës për vitin 2022, ndërsa Transparenca e Komunës ishte ZERO.

Grupi i Keshilltarëve të Aleancës për Shqiptarët – Dega Strugë siç mësohet ka parashtruar mbi 30 kërkesa në lidhje me Investimet, Kontratat e Zbatimit të Punimeve, Zbatuesit, Mbikqyrësit, për punimet të Infrastrukturës në Komunën e Strugës, Ndërmarrjet Publike Komunale dhe ASNJË PËRGJIGJE.

“Marrim vetëm një shembull – Programin Vjetor për Regullimin e Tokës Ndërtimore për vitin 2022 dhe nga 6.500,000.00 Euro, që i ka paraparë Komuna e Strugës në këtë program për vitin 2022, ju vetë të Analizoni dhe të Vërtetoni se ajo çfarë ËSHTË PARAPARË, A ËSHTË REALIZUAR nga ky Program Vjetor nga Komuna e Strugës në krye me Ramis(z) Merkon”, theksoi Nasufi, përcjell INA.

Për këtë rast ai ka drejtuar disa pyetje për Administratën e Komunës së Strugës dhe Merko :

1) Në program keni paraparë për Arnimin e Gropave në Qytet – 7.000.000.00 denarë, ose 115.000.00 €, cilat gropa i keni arnuar në qytet në vitin 2022?

2) Në program keni paraparë 1.200.000.00 denarë, ose 20.000.00 € për Rrethrotullimin në f. Misleshovë në rrugën magjistrale M-4, pse nuk e keni realizuar dhe ku janë harxhuar mjetet?

3) Në program keni paraparë 40.000.000.00 denarë, ose 650.000.00 € për Rekonstruimin e shëtitores së poshtme dhe të lartme të Lumit Drini i Zi, pse nuk e keni realizuar dhe ku i keni harxhuar mjetet?

4) Keni paraparë 12.000.000.00 denarë, ose 195.000.00 € për Rekonstruimin e rrugës “Marks Engels” nga rruga “J.N.A” ( rrethrotullimi tek stacioni policor I qytetit ) deri tek rruga “Risto Krle” – Strugë, pse nuk i realizuat dhe ku i përdorët këto mjete?

5) Keni ndarë mjete për Rikonstruim dhe ndërtimi e trotuareve në qytetin e Strugës – 10.000.000.00 denarë, ose 160.000.00 €, dhe cilat trotuare i keni ndërtuar në qytet në vitin 2022?

6) Në program keni paraparë 6.260.000.00 denarë, ose 102.000.00 € për Rekonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve në zonën Mini Servise, pse nuk e keni realizuar dhe ku janë harxhuar mjetet?

7) Në Program për pjesën e Kanalizimeve Fekale, atmosferike dhe Rrjetin e Ujësjellësit keni paraparë 79.500.000.00 denarë ose 920.000.00 €, ku keni ndërtuar Rrjet Kanalizimi, Rrjete fekale dhe atmosferike, dhe ku keni ndërtuar Rrjetet të ujësjellësit?

8)Keni paraparë 20.000.000.00 denarë, ose 325.000.00 €, për Rekonstruimin e rrugës “Proleterski Brigadi” rruga “15 Korpus” deri tek rrethrotullimi rruga “Partizanska” – Strugë, pse nuk i realizuat dhe ku i përdore këto mjete?

9) Në Program për pjesën e Ndriçimeve Publike, keni paraparë 6.000,000.00 denarë ose 98.000.00 €, ku keni ndërtuar Rrjetet e Ndriçimeve Publike në qytet dhe rrethinë?

Të vetmen pikë të programës që e keni realizuar është regullimi i ish objketit të shkollës fillore, të cilën e katandisët për vitë të tëra deri sa ishin nxënësit në atë objekt në kushte katastrofale, dhe ju për veten tuaj investuat paratë e qytetareve, plot 20.000.000.00 denarë ose rreth 320.000.00 Euro.

Pra është koha që Ramis(z) Merko të bëj transparencën e harxhimit e të hollave publike të Komunës së Strugës, dhe pas kaq vitesh STRUGA të ndërpresë tenderimin dhe kontraktimin e punimeve te infrastrukturës kryesisht nga 2 – 3 kompani të njëjta dhe supervizionin e punimeve publike pothuajse nga një Organ Mbikqyrës…!? “, ka reaguar Lulzim Nasufi, Kryetar i degës së ASH – Strugë.(INA)

Related posts

Vazhdojmë me mbështetje intensive të sektorit bujqësor – grante prej 10.000 euro për bujqit e rinj

Gjyla Halili

Ali Ahmeti uron Papën Leo XIV dhe të gjithë besimtarët katolik

Gjyla Halili

ALI AHMETI DHE BUJAR OSMANI KANDIDATI PËR PRESIDENT TË MAQEDONISË SË VERIUT

Gjyla Halili

Leave a Comment