SPORT

Policia e Kosovës jep detaje nga incidenti i shëmtuar mes tifozëve të Ballkanit dhe Llapit

Banner

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth incidentit të ndodhur në Podujevë në mes të tifozëve të Llapit dhe Ballkanit.

Ndeshja përfundoi 3-2 në të mirë të llapjanëve, dhe kjo dëshpëroi mbështetësit e skuadrës nga Suhareka, me çka edhe filluan demolimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”.

Gjuajta me karrige mes dy tifozerive ka bërë që organet e rendit të arrestojnë 21 persona.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, Policia e Kosovës jep detaje për këtë incident:

Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë

Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli,  tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur  mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.

Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit  e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Banner

Related posts

Klopp mund të largohet nga Liverpooli, kërkohet nga gjiganti spanjoll

admin

PSG do ta shkarkojë nga detyra trajnerin Galtier

admin

Donnarumma flet për eliminimin e PSG dhe kualifikimin e Milanit

admin

Leave a Comment