AKTUALE

Zjedi kritikon ashpër Gashin: Klani i Alternativës nuk la qershi pa ngrënë

Natën akuzojnë qeverinë për tradhëti dhe pabesi – ditën ulen në prehër të Zaevit;
– Sot akuzojnë BDI-në për korrupcion – ndërsa dje iu betoheshin në lojalitet Aliut nëse nuk u merret Shëndetësia;
– Paradite akuzojnë grupin e zjarrit për krim – e pasditë i shkojnë Izetit në komunë për t’iu bashkangjitur;
– Tërë kohën akuzojnë VMRO-në për antieuropiane – ndërsa me orë presin takim me Mickovskin;
– Shpallën Aleancën për shpëtimin e Grubit – kurse të parët ia uruan postet ministrave të Taravarit;
-Bile edhe me Besën janë gati të ribashkohen, pavarësisht gjithë akuzave të thëna në të kaluarën;
– Ka mbetur vetëm edhe një takim me Apasievin, (ups harova që me te bashkë kanë dashtë të na dërgojnë në Rusi);
VËRTET NUK LANË QERSHI PA NGRËNË;
PS
Tash, pritni kur të angazhojnë “analistin” ish-diplomatin Zekuli ( që i ndron qëndrimet më shpesh se çorapet), që të bëjë një status se sa i vizionar është klani i Alternativës;” ka shkruar Zejdi.

Related posts

Xhaferi: Nëse dorëzohet propozim, seanca për rikonstruimin e qeverisë mund të mbahet të hënën

admin

Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike

Gjyla Halili

Zhelina rreshtohet në përkrahje të Bujar Osmani

Gjyla Halili

Leave a Comment