SPORT

Sot luhen dy ndeshje në Superligë

Xhiroja e 25-të e Superligës në futboll zhvillohet këtë fundjavë. Sot në program janë dy ndeshje mjaft interesante.

Trepça’89 në “Riza Lushta” do ta presë skuadrën e Ferizajt.

Ferizajasit janë në formë të mirë në këtë edicion pranveror, kanë tri fitore nga pesë ndeshjet.

Në anën tjetër, 89-shi mori fitore në mesjavë, karshi tri humbjeve e një barazimi.

Mitrovicasit janë të shtatit, derisa ferizajasit të parafundit.

Ecurinë më të dobët nga të gjithë skuadrat në pesë sfidat e fundit e ka Drenica, që ka vetëm një fitore dhe tjerat humbje.

Ekipi nga Skenderaj i shkon Dukagjinit që fitoi në mesjavë. Para kësaj fitoreje, as klinasit nuk ishin aspak mirë, morën vetëm një pikë në katër duele.

Të besuarit e Armend Dallkut tashmë gjenden të pestit, kurse drenicasit e mbyllin renditjen.

Të dyja këto përballje nisin nga ora 13:00.

Banner

Related posts

Roma barazon me Leccen, vendosin golat e shënuar në pjesën e pare

admin

FBK paralajmëron mbylljen e palestrave për tifozë

admin

Kualifikueset Euro 2024/ Formacioni zyrtar për ndeshjen ndaj Polonisë, Sylvinho rikthen dy titullarë

admin

Leave a Comment