AKTUALE

Grubi: Për Ali Ahmetin dhe BDI-në, bashkimi i shqiptarëve më i rëndësishëm se pushteti!

Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë, njëherë edhe shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, në takimin që mbrëmë pati me banorët e K.V. Dizhoni 1, midis tjerash tha se për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për Ali Ahmetin, më i rëndësishëm është bashkimi i shqiptarëve se sa pushteti.

Grubi ka thënë se së fundmi BDI-ja e ka dëshmuar këtë duke ndarë pushtetin me të vetmin qëllim, integrimin e vendit në BE, sepse sipas tij, kjo është më e rëndësishme se sa pushteti.

“Ali Ahmeti po ua shtrin dorën edhe krejt partive tjera. Po japim pjesë të pushtetit, ejani që të bëhemi bashkë, se Europën e kemi më me rëndësi se çdo gjë, më me rëndësi se pushteti. Projektet si Korridori 8, rruga Shkup-Bllacë, investimet e huaja, i kemi më me rëndësi se sa pushteti i BDI-së. Ejani t’i bëjmë bashkë, varet prej jush se si do të na udhëzoni, në rrugë të drejtë. A jeni për bashkim, apo jeni për përçarje. Me sa ju shoh me numra, se po rriteni, ju doni bashkim. Të gjithë me ardh’ aty ku thërret Ali Ahmeti, për Europë”, ka thënë mes tjerash Grubi.

Banner

Related posts

ALI AHMETI, NJË FIGURË ME ADN-nënë MË GJITHPËRFSHIRËSE KOMBËTARE E POLITIKE

Gjyla Halili

NËNË STANA GASHI GJATË VIZITËS TE PRESIDENTJA VJOSA OSMANI

Gjyla Halili

Bashkëpunim midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Malit të Zi në fushën e Inteligjencës Artificiale

Gjyla Halili

Leave a Comment