SHOWBIZ

Elon Musk, plane të ndërtojë një qytet për stafin e kompanive te tij

Banner

Miliarderi Elon Musk nuk resht së befasuari.

Manjati thuhet se po planifikon të ndërtojë një qytet për stafin e të SpaceX dhe The Boring Company ku të gjithë punojësit të punojnë e të jetojnë.

The Wall Street Journal thotë se Musk dhe bashkëpunëtorët e tij kanë blerë të paktën 3,500 hektarë tokë rreth 55 kilometra jashtë Austin të Teksasit këto vitet e fundit. Vizionin e qytetit, ai e përshkruan si një “lloj utopie të Teksasit përgjatë lumit Kolorado të bërë realiteti”, thonë persona që janë në dijeni të projektit. Vendndodhja e tij është menduar të jetë në afërsi të objekteve të SpaceX dhe The Boring Company.

Flitet se qyteti do të ketë si fillim një pishinë, një zonë sportive në natyrë dhe një palestër përveç shtëpive të parafabrikuara. Ai mund të përfshijë edhe një shkollë të vogël si dhe kompleks privat për Musk që ka të ngjarë të vendoset jashtë qytetit. Kjo nismë me gjasë, është pjesë e planeve më të mëdha të Muskut për të siguruar strehim të përballueshëm për të gjithë punonjësit e tij.


Top Channel

Banner

Related posts

Cilët janë personazhet VIP më të spikatur të kësaj jave në “Social Top 5”?!

admin

Në rast se digjeni gjatë gatimeve, ilaçin më të mire ,do ta gjeni në kuzhinën tuaj!

admin

Katy Perry akuzohet për ‘paragjykim ndaj nënave’ nga konkurrentja e “American Idol”

admin

Leave a Comment