SPORT

Edon Sadriu shpallet “Ylli i Javës” së 24-të në Superligën e Kosovës

Banner

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e 24-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ferizaj, Edon Sadriu.

Komisioni e vlerësoi Edon Sadriun për faktin se ai ishte vendimtar në përmbysjen e rezultatit nga ana e Ferizajt, me dy golat e tij, por edhe me depërtimet e tij të vazhdueshme në zonën e llapjanëve.

Me këto tri pikë skuadra ferizajase rriti shpresat për mbijetesë në elitë.

“Është nder të shpallesh më i miri i javës në Albi Mall Superligë. Ky shpërblim është falë ndihmës së bashkëlojtarëve, shtabit teknik por edhe përkrahjes së tifozëve tanë. Me këtë seri pozitive, me lojën që dhe përkushtimin që po e tregojmë, besoj që Ferizaj do të arrijë objektivin për të siguruar mbetjen në Superligë. Gjithsesi, na pret një luftë shumë e vështirë deri në fund të kampionatit”, ka theksuar Edon Sadriu për faqen zyrtare të FFK-së.

Banner

Related posts

Kuka shtron pyetje interesante për drejtues federatash e njerëz të sportit në Kosovë

admin

Robin Krasniqi dhe gjashtë shqiptarë tjerë, sonte në ring

admin

Ndërpritet ndeshja mes Bashkimit dhe Trepçës, tifozët gjuajnë me karrige në parket

admin

Leave a Comment