SPORT

Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy super-ndeshje. Në kuadër të xhiros së 24-t përballen skuadrat që momentalisht renditen në katër pozitat e para.

Vëmendja më e madhe është përqendruar në Therandë, ku lideri në tabelë, Ballkani, e pret përcjellësen më të afërt, Dritën. Pas javës së 23-të, Ballkani është në epërsi prej dy pikësh ndaj gjilanasve, prandaj rezultati i ndeshjes së sotme është shumë i rëndësishëm për rrjedhën e kampionatit.

Në ndeshjen tjetër Gjilani është mikpritës i Prishtinës. Pas barazimit me Ballkanin, kryeqytetasit kërkojnë pikët e plota në udhëtim te Gjilani. Megjithatë, gjilanasit janë në një formë të mirë, andaj fitorja për ta është opsioni i vetëm sot. Të dy këto takime zhvillohen nga ora 13:00.

Related posts

Zyrtare: Fitim Susuri transferohet te FC Prishtina

admin

Interi me sfida të bujshme verore përpara

admin

Luiza Gega nuk i vendos vetes limite, rekord absolut me tre medalje ari në Kampionatin Ballkanik

admin

Leave a Comment