SPORT

Benfica është çerekfinalistja e parë

Benfica është skuadra e parë që është renditur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra portugeze, sonte ka fituar bindshëm ndaj Club Brugge me shifrat 5-1 në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen e parë si mysafirë, portugezët e patën fituar me 2:0 në dhe pas sfidës në Lisbonë, kualifikohen në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm prej 7-1.

Rafa Silva e hapi serinë e golave (38’), ndërsa Goncalo Ramos (45’+2) e vendosi rezultatin e pjesës së parë.

Ramos realizoi sërish në pjesën e dytë (57’) pas asistimit nga Alejandro Grimaldo. Vendasit nuk u ndalën me kaq, ata shënuan një tjetër gol në minutën e 71-të. Joao Mario e konvertoi në gol një penallti.

Ndërsa, futbollisti që e zëvendësoi atë, David Neres, e shënoi golin e pestë vetëm tri minuta pasi hyri në lojë (77’).

Një gol nderi për skuadrën belge e shënoi Bjorn Meijer në minutën e 87-të të takimit.

Related posts

Toni Kroos i vendos kusht Real Madridit

admin

VIDEO/ “Sa e madhe është Shqipëria”, tifozët kuqezinj ndezin atmosferën me këngë në prag të përballjes me Çekinë

admin

Zidane i ka tri alternativa për të ardhmen

admin

Leave a Comment