SPORT

Pas sulmit seksual ndaj të resë shqiptare, kjo pritet t’i ndodhë Robinhos

Një vit më parë, Gjykata e shkallës së tretë të Milanos ka konfirmuar dënimin me nëntë vjet burg për ish-sulmuesin brazilian, Robinho. Në vitin 2013, bashkë me miqtë e tij ai përdhunoi një shtetase shqiptare 23- vjeçare dhe pas shumë vitesh shmangieje të përgjegjësisë ndaj drejtësisë, duket se ka ardhur koha që ai të paguajë.

Sipas mediave italiane, prokuroria e Milanos ka qenë vazhdimisht në lëvizje për ekstradimin e ish-futbollistit si dhe mikut të tij, Ricardo Falco, i dënuar për të njëjtin fakt të rëndë.

Meqenëse Brazili nuk lejon që shtetasit e tij të ekstradohen, duke mos njohur marrëveshje të tilla, prokuroria pati lëshuar një kërkesë arresti ndërkombëtar, në mënyrë që në momentin kur ata të largoheshin nga Brazili, të arrestoheshin në shtete të tjera dhe të dërgoheshin në Itali për të vuajtur këtë dënim.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, Robinho dhe Falco, bashkë me katër persona të tjerë që nuk janë identifikuar, kanë takuar shtetasen shqiptare në një lokal gjatë një feste ditëlindjeje.

Futbollisti, pasi kishte dërguar në shtëpi bashkëshorten, ishte kthyer dhe i kishte ofruar asaj pije alkoolike derisa kishte humbur ndjenjat e më pas të gjithë e kishin përdhunuar. Lidhur me situatën, mund të ndërhyjë qeveria braziliane, e cila mund të miratojë zbatimin e dënimit në fjalë në një vend të Amerikës Latine.

Related posts

Kozniku me mesazh prekës për ish-trajnerin e tij

admin

“Stamford Bridge” ndryshon pamje – Kreu

admin

Vetëm Luiza Gega na përfaqëson! Më 24 shtator në Paris mbahet Olimpiada

admin

Leave a Comment