AKTUALE

Gëzuar 7 marsin! Shtrohet pyetja ‘a janë të gëzuar mësuesit në Shqipëri?’

Dita e Mësuesit është një festë kombëtare për të nderuar në punën e tyre të gjithë punonjësit e arsimit shqiptar për punën e tyre në arsmimin e nxënësve dhe studentëve.

 

Më mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjtorja e parë shqipe. Kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.

 

Nga ana tjetër Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO në vitin 1994, ka përcaktuar 5 tetorin si Ditën Botërore të Mësuesit, për të përkujtuar nënshkrimin e Rekomandimit, në lidhje me Statusin e Mësuesve, miratuar nga ana e ILO/UNESCO, në Paris, më 5 tetor 1966.

 

Po si është situata ekonomike për mësuesit në Shqipëri?

 

Paga mesatare e sistemit arsimor në Shqipëri për vitin 2020 ishte 65.800 lekë, e cila me rritjen prej 15% arrin shifrën 72.000 lekë.

 

Viti 2021 nisi me një lajm të mirë për mësuesit pasi hyri në fuqi rritja e pagave edhe për këtë kategori. Sipas vendimit, nga 1 janari i vitit që sapo kemi hyrë, pagat e mësuesve janë rritur me 15%.

 

Deri në fund të mandatit të tretë qeveria ka premtuar rritjen e pagave të mësuësve deri në 40%.

 

Sigurisht mund të themi që mësuesit kanë një rrogë të lartë kraasuar me pagat e tjera në Shqipëri, po a është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat dhe ti bëjë mësuesit të jenë të kënaqur?

 

Në krahasim me mësuesit në rajon, mësuesit në Shqipëri paguhen shumë më pak.

 

Pagat zyrtare vjetore bruto për mësuesit që sapo fillojnë punë në shkollat ​​publike në arsimin e mesëm të ulët (ISCED 2) variojnë nga rreth 4,233 € në Shqipëri në 69,076 € në Luksemburg për vitet 2020-2021, sipas të dhënave për secilin vend, të përpiluara nga Komisioni Europian / EACEA / Eurydice.

 

Raporti i pagave të mësuesve ndaj pagës minimale tregon se sa fitojnë mësuesit në krahasim me pagën minimale në çdo vend. Ky raport llogaritet duke pjesëtuar pagën bruto të mësuesve me pagën minimale bruto.

Related posts

“Me flamur Shqipërie e përmallim për Labërinë”, Rama takon ‘labin’ në Hiroshima. Ja biseda

admin

U MBAJT MBLEDHJE E RREGULLT E RIJASETIT TË BFI-së

Gjyla Halili

Kacarska takon Stirk, bisedojnë për zgjedhjet

Gjyla Halili

Leave a Comment