Sigurisht që ka gjëra interesante dhe intriguese në çdo dhomë sekrete, aq më shumë te ajo që fshihet mes disa prej skulpturave më të famshme në botë.
Por dhoma që fshihet prapa malit Mount Rushmore në SHBA, i njohur si mali i skulpturave të presidentëve, nuk mund të vizitohet nga publiku, edhe pse gjithsesi ajo qe gjendet aty nuk është edhe aq shumë sekrete.
Nëse mendojmë për një kalim të fshehtë në malin Rushmore, shumë përmendin filin e vitit 2007 ‘National Treasure: Book of Secrets’ (Libri i Sekreteve).
Në të tregohet për një kalim të fshehtë që të çon në një qytetet të zhdukur të florinjtë, që siç mund të kuptohet, është shumë i lakmuar nga të gjithë.
Presidenti i 30 amerikan Calvin Coolidge thuhet se u përpoq të fshihte pikërisht këtë, duke pajtuar skulptorin Gutzon Borglum për të gdhendur fytyrat 25-metroshe të kater ish-presidentëve në shkëmbin masiv të granitit.
Por për fat të keq kalimi i fshehtë i gërmuar brenda malit nuk të çonte në një minierë ari, edhe pse ka një histori gati po aq interesante prapa.
Tuneli u krijua fillimisht nga skulptori Borglum dhe supozohej të ishte një nga tiparet më të rëndësishme të monumentit me famë botërore.
Ajo supozohej të ishte një pjesë e historisë amerikane, me pjesë nga kushtetuta dhe dokumente të tjera të rëndësishme të stampuara në fletë alumini.
Borglum e quajti atë Salla e të Dhënave, dhe ndryshe nga ç’ndodh sot, kishte planifikuar të ishte një vend publik për të vizituar, sipas një studimi të vitit 1975.
Idea e kalimit të fshehtë, ishte që gjeneratat e ardhshme të kujtonin pjesë të rëndësishme të historisë së SHBA, siç shpjegohet në librin e vitit 2002 nga John Taliaferro, ‘Great White Fathers: The Story of the Obsessive Quest to Create Mount Rushmore’(Baballarët e bardhë/ Historia e qëllimit për krijimin e Malit Rushmore).
“Ai donte që pas mijëra vjetësh, njerëzit të mos shihnin vetëm këto koka, por dhe manualin dhe copëzat që bashkonin civilizimin amerikan, idetë fjalët dhe planin e tyre.”
Por për fat të keq projekti i Sallës së të Dhënave thuhet se u ndërpre nga Lufta e Dytë Botërore.
Sapo puna e ndërtimit kishte nisur bota hyri në një tjetër luftë dhe me mbarimin e saj në 1945, puna nuk vijoi po mbeti në gjendjen aktuale, me një sallë boshe që nuk të çon asgjëkundi, sipas versionit zyrtar të ceshtjes.
Top Channel