SPORT

Manchester City nuk heq dorë nga titulli

Manchester City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Newcastles me rezultat 2:0, vazhduar fuqishëm luftën për mbrojtjen e titullit të kampionit.

Vendësit golin e parë e shënuan në minutën e 15-të me anë të Foden, duke i çuar kështu me këtë rezultat skuadrat në pushimin pas pjesës së parë.

Në 45 minutat e dyta, Newcastle ishte më kërkues dhe tentoi disa herë të barazonte sfidën, por mungonte paqartësia brenda zonës së skuadrës vendase.

Duke qenë në momentin e tyre më të mirë, me shpresë për të barazuar rezultatin, City i jep goditjen finale në minutën e 67-të. Një kundërsulm mjaft i bukur dhe një lidhje perfekte mes Haaland dhe Bernardo Silva, përfundoi me golin e dytë falë goditjes së portugezit.

Me këtë rezultat, Guardiola rrit presionin mbi Arsenalin kryesues.

Banner

Related posts

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Admin2

Shefat Isufi mbron titullin – SHQIP.com

admin

Peshëngritje, Kreshnik Leka shpallet kampion bote në shkëputje

admin

Leave a Comment