SHOWBIZ

Po Gigi Hadid?! Leonardo DiCaprio kapet nga paparacët në Paris me ish-in e Kylian Mbappe

Leonardo DiCaprio është një nga aktorët më të njohur dhe më të famshëm në Hollywood, por ai është gjithashtu i apasionuar pas modës dhe grave. 

Kjo është arsyeja pse ai është parë në Javën e Modës në Paris, e cila po mbahet në kryeqytetin francez nga 27 shkurt deri më 7 mars.

Aktori nuk ka ndjekur vetëm sfilata, por ka mundur të shijojë edhe natën pariziane dhe në njërën prej tyre është parë me ish-partneren e përfolur të Kylian Mbappe, Rose Bertram.

Këtë e ka bërë të ditur prestigjiozja Daily Mail, e cila të premten ka publikuar imazhe të modeles belge me aktorin amerikan. Të dy morën pjesë në një festë të organizuar nga DiCaprio dhe miku i tij Richie Akiva në një restorant të njohur në Paris, Kuku.

Në mediat britanike thonë se në festë kanë mbërritur njëkohësisht ylli i ‘Titanic’ dhe modelja 28-vjeçare. Aktori ishte veshur në një stil casual, i gjithi në të zeza, me një kapele për të kaluar pa u vënë re nga paparacët, por edhe kështu kamerat arritën ta fotografonin para se të hynte në restorant.

Ajo është një modele nga Belgjika e njohur për të punuar me marka si H&M apo L’Oreal. Përveç se ishte me yllin e PSG-së, ajo ishte me një futbollist holandez, Gregory van der Wiel, me të cilin kishte një vajzë të quajtur Naleya, e cila tani është pesë vjeç. Pasi i dha fund lidhjes me këtë lojtar, me të cilin kaloi tetë vite, ajo u lidh me Mbappen, por që kur nisën thashethemet, ata nuk bënë deklarata për këtë dhe nuk u shprehën. Bertram hodhi poshtë të gjitha thashethemet duke thënë se ata nuk ishin bashkë.


Top Channel

Related posts

Nominimi mes Luizit, Armaldos dhe Kristit, kush do të lërë sonte shtëpinë?

admin

Efektet anësore për ata që përdorin paracetamol

admin

Ekspozoi të pasmet në publik, me kaq para mund të gjobitet Kanye West

admin

Leave a Comment