SPORT

Guardiola: Ky trajner do ta udhëheqë Manchester Cityn

Banner

Manchester City do të përballet ndaj Burnley në FA CUP. Këta të fundit drejtohen nga Vincent Kompany, pasi trajneri mbylli aventurën e tij te Anderlecht. Pep Guardiola është i sigurt se “Qytetarët” do të drejtohen një ditë nga ish-futbollisti i tyre.

“Unë jam i impresionuar me qëndrueshmërinë e Burnley. Kampionati është një garë e vështirë për shkak të numrit të ndeshjeve të luajtura dhe konsistencës, që deri tani ka qenë e pabesueshme. Ata janë afër ngjitjes në Premier League”.

“Personalisht, jam i kënaqur me suksesin e Kompany në Burnley. Të gjithë tifozët janë të gëzuar që e shohin atë këtu. Herët a vonë ai do të kthehet këtu përgjithmonë. Kompany është i destinuar të bëhet trajner i Manchester Cityt. Është shkruar në yje. Nuk e di kur, por do të ndodhë”, ka thënë Guardiola.

Banner

Related posts

Krasniqi e Bajoku shpallen më të mirët

admin

Dinamo synon ta rikthejë Arijan Ademin

admin

Peshëngritje, Kreshnik Leka shpallet kampion bote në shkëputje

admin

Leave a Comment