AKTUALE

Albian Sinishtaj:Rrugës tonë do ti përmbahemi me fanatizëm,sepse jua kemi borxh të parëve,vetes dhe pasardhësve tanë

Të nderuar qytetarë,
Para se të filloj heshtja parazgjedhore më duhet të uroj që procesi zgjedhor të shkoj në qetësi, pa incidente (që ndoshta dikush i deshiron), andaj mos bini pre e provokimeve. Ju ftoj që ditën e diel në mënyrë të qytetruar, ashtu siç.na ka hine, të dalim të votojm dhe ta zyrtarizojmë fitorën e sigurt të Forumit shqiptar.

Gjatë ketyre katër viteve u pa se kush ja deshiron të mirën Malsis, çdokush ka perfituar nga qeverisja jonë: studentët, sportistët, bujqit, investitorët, nxënësit dhe të gjitha kategorit tjera shoqërore, si ato nëpër zonat rurale si ato në pjesët urbane.
Fushata jonë ishtë e bazuar në programin për katër vitet e ardhshme, bashkë me prezentimin e planeve tona për zhvillimin e mëtutjeshëm të Malësis. Prandaj asnje moment nuk dyshojmë që votuesit do të din ta njohin seriozitetin dhe përkushtimin e sinqertë për zhvillimin e Komunës tonë. Njëkohësisht me ketë rast ju falenderojmë për përkrahjen tuaj gjatë fushatës zgjedhore gjatë të cilës treguam se kemi një nivel dhe vlera të cilat medoemos do të kvantifikohen dhe rezultojnë me një triumf të madh !

Pa dyshim se udha që kemi zgjedhur është udha e drejtë të cilës do ti përmbahemi me fanatizëm, sespe ketë ja kemi borxh të parëve, vehtes, brezave të ardhshëm dhe diasporës tonë të pashoq.

Për keto arsye jemi më se të sigurt se ju do të jeni ata që me 5 mars do të vulosni programin tonë politik duke dal nepër vëndvotime dhe duke rrumbullaksuar numrin 5!

Shihemi të dielën mbrema.
Nga e hënja ja fillojm kapitullin e ri,
kapitullin e zhvillimit të mëtutjeshëm të Malësis.

Me nderime,
Albian V. Sinishtaj

Related posts

Ejup Rustemi edhe humbës edhe dështak, çfarë mund të drejtojë njeriu që humbë në fshatin e tij?

Gjyla Halili

Komuna e Sarajit pastron oboret e xhamive në prag të festës së Bajramit

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Mërgata është burimi i të gjitha proceseve kombëtare, është aset kombëtar

Gjyla Halili

Leave a Comment