BOTA

Scholz: Dashuria për paqen nuk do të thotë nënshtrim

1 vit pas “kthesës epokale” të Gjermanisë, kancelari Olaf Scholz në një deklaratë qeveritare në Bundestag e vuri theksin tek sovraniteti i Ukrainës dhe refuzoi kërkesat për bisedime paqeje në situatën aktuale.

Në fjalimin e tij, kancelari Scholz e vuri theksin tek e drejta e Ukrainës për të mbrojtur sovranitetin dhe rëndësinë e një paqeje të vërtetë në Ukrainë. Një armëpushim sipas kushteve ruse është një paqe me diktat prandaj nuk është opcion, tha Scholz.

“Dashuri për paqen nuk do të thotë nënshtrim ndaj një fqinji më të madh. Nëse Ukraina nuk do të mbrohej më, atëherë kjo nuk do të ishte paqe, po fund i Ukrainës”, Scholz e siguroi Ukrainën për mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë.

Shumica e qytetareve dhe qytetarëve dëshiron që edhe më tej të qëndrojmë krah Ukrainës”.

Scholz tha në Bundestag, se Gjermania flet me Ukrainën dhe partnerët për garanci sigurie për Ukrainën. Këto garanci sigurie kanë si parakusht që Ukraina të mbrohet me sukses në këtë luftë, prandaj do të vazhdojmë ta mbështesim ushtarakisht Ukrainën.

Jo paqe pa pyetur ukrainasit

Po ashtu kancelari gjerman iu referua shumë mitingjeve që u zhvilluan në Gjermani, 1 vit pas fillimit të luftës në Ukrainë dhe qëndrimeve të ndryshme në popullsinë gjermane. Disa zëra janë për më shumë mbështetje dhe më shumë furnizime me armë, të tjerë janë të shqetësuar për shkallëzimin e konfliktit, u shpreh Scholz.

Kancelari gjerman kërkoi edhe nga Kina të angazhohet për paqen në Ukrainë. “Mesazhi im për Pekinin është i qartë. Përdoreni influencën që keni në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse. Mos i jepni armë agresorit”, tha Scholz në Bundestag.

Scholz falënderon për unitetin brenda politikës gjermane

Kancelari gjerman u shpreh me mirënjohje për mbështetjen e vendosur dhe unitetin në radhët e Bundestagut, edhe nga opozita. Ai falënderoi personalisht kreun e CDU-së, Friedrich Merz për këtë. Shkak për fjalimin e Scholzit ishte bilanci i parë një vit pas “kthesës epokale” që kancelari gjerman bëri të ditur më 27.02.2022 në fjalimin e Bundestagut pas fillimit të sulmit rus në Ukrainë.

Scholz në këtë fjalim bëri të ditur edhe rritjen e shpenzimeve për ushtrinë gjermane duke ofruar një fond të posaçëm prej 100 miliardë eurosh.

Në fjalimin e së enjtes Scholz premtoi ndihma për industrinë e armatimit me qëllim që të sigurojë një “prodhim në vazhdimësi të armatimit të rëndësishëm, pajisjeve dhe municionit”.

Po ashtu Scholz pranoi edhe një herë objektivin e NATO-s, 2% të prodhimit të përgjithshëm bruto për mbrojtjen./DW

Related posts

Alarm i rremë në zyrat e Senatit amerikan, u raportua për një person të armatosur brenda godinës

admin

Pas 198 orësh nën rrënoja, nxjerrën të gjallë dy vëllëzër në Turqi

admin

Në përvjetorin e vdekjes së Aminit, Irani arreston babanë e saj

admin

Leave a Comment