Aktorja e famshme amerikane, Keke Palmer dhe partneri i saj, Darius Jackson, janë bërë prindër për herë të parë.
Artistja lindi djalin më 25 shkurt, të cilin e pagëzuan me emrin Leodis Andrellton Jackson. Palmer konfirmoi thashethemet e shtatzënisë gjatë një paraqitje në “Saturday Night Live”. Ndërkaq, me anë të një postimi në Instagram aktorja shkroi:
“Vetëm 48 orë që jemi bërë prindër. Nuk jam duke e fshehur botën nga djali im, jam duke e fshehur djalin tim nga bota. Mirë se erdhe në jetë!”
Çifti duhet theksuar se shijojnë një romancë dashurie prej shumë vitesh. Rikujtojmë, se Keke Palmer ka postuar së fundmi një video në Instagram duke shkruar se ka gjetur “ilaçin” e akneve dhe është shtatzënia. Ajo ka folur shpesh në lidhje me përvojën e saj me aknet, veçanërisht si një efekt anësor i sindromës së vezores policistike dhe duke luftuar për të gjetur produkte që funksionojnë.
Top Channel