AKTUALE

Akademik Anton Berishaj:Votoni për “Forumin Shqiptar“, për numrin 5!

Shkruan: Akad. prof. dr. Anton Kolë Berishaj


Dita zgjedhjeve po afrohet. Siç ndodhë zakonisht (gjithandej në botë), fushatat zgjedhore ofrojnë sfida, premtime, joshje, shpalosje programesh etj., që më shumë përngjajnë në “fontana dëshirash”, sesa në programe lehtë të realizueshme!

Mirëpo, qytetarë të nderuar, shikuar realisht, kurrë në histori të Malësisë nuk e kemi pasur arsye të jemi më të relaksuar dhe më lehtë të përzgjedhim subjektin/koalicionin tonë të preferuar, sesa kësaj radhe!

Pse? Sepse ne votojmë për veten tonë, për Malësinë dhe për të ardhmen e saj të ndritur. Pra, ajo nuk është votë vetëm për Nikën, për Ferhatin apo për Nikollën…, por duke votuar e përkrahur këta bartës të listave, ne, realisht votojmë për Malësinë, për qytetarët e saj – pa dallim të përkatësisë fetare apo lokale! Ne, qytetarë të nderuar, me 5 mars, votojmë për identitetin dhe dinjitetin malësor!

Vota jonë është e “shenjtë”, sepse është votë e perspektivës së brezave, votë e jetës dinjitoze në trojet tona, të trashëguar nga ata që – nëse nuk patën fuqi t’a pengojnë coptimin e mëmëdheut, as nuk u shpërfytyruan, as nuk u turpëruan, as nuk u gjunjëzuan! Përkundrazi! Duke u bërë ballë presioneve, margjinalizimit dhe skamjes, i ruajtën vlerat e traditës dhe identitetin tonë etnik!

Mirëpo, shpalosja e programeve, fushata dhe gara për fitore ka peshë dhe vlerë vetëm nëse është dinjitoze, pa gjuhë fyese, retorikë denigruese dhe fyerje të kundërshtarëve politik. Diskursi i ndyrë, është më i dëmshëm për atë që e aplikon, sesa për atë që i adresohet!

Vota jonë, qytetarë të nderuar, le të jetë edhe votë e ruajtjes së dinjitetit qytetar, e kulturës dhe e civilizimit. Ajo, të synojë hapje të vendeve të reja të punës, të jetës me perspektivë në Malësi, të emancipimit dhe të barazisë gjinore, të ndaljes së procesit të ikjes dhe të zbrazjes së Malësisë!

Synojmë që secila votë e jona të jetë në shërbim të modernizimit dhe rritjes së kapaciteteve të institucioneve parashkollore dhe për shkolla, për nxënësin e për studentin, për mjekun e për pacientin. Votë për bujkun e për blegëtorin, për punëtorin e për pensionistin…Votë për civilizim dhe për modernizim të jetës, për investime në infrastrukturë, në sheshe e në bulevarde, për joshje të investimeve të huaja…
Pra, qytetarë të nderuar, VOTË PËR VETËN TONË, për fëmijët tonë, për brezat që vijnë dhe e trashëgojnë begatinë shpirtërore dhe materiale të Malësisë!

Me datën 5, të dalim në zgjedhje dhe të votojmë për “FORUMIN SHQIPTAR”, për numrin 5, për dinjitetin tonë, meqenëse, vetëm një mandat 4-vjeçar na dëshmoi se, përfundimisht u vulosë shkëputja nga periudha e zymtë e mashtrimeve dhe manipulimeve, e joshjeve dhe e premtimeve boshe… Na mbrojti nga serviliteti dhe psikologjia e “shërbëtorit e palaços”, që na ofruan me dekada partitë me premisa jo shqiptare!

Qytetarë të nderuar të Malësisë, ajo që duhet nënvizuar është se në këtë sfidë të madhe, ne nuk jemi të vetmuar! Ne, na shoqëron e forcon e drejta e pa mohueshme që të bëhemi Zot shtëpie në shtëpinë tonë!

Por, mos të harrojmë se, si në çdo situatë deri sot, ne e gëzojmë edhe mbështetjen e krahut të fortë të MËRGATËS tonë, që as distanca prej 10 000 km, por as shpenzimet nuk i ndalin të jenë me ne, që të fitojmë, festojmë dhe të gëzohemi bashkë!
Ne ishim, jemi dhe do të mbetemi vetja. Me votën tonë “VETËVETES”, ne e sigurojmë fitoren!

TË VOTOJMË PËR FORUMIN SHQIPTAR (numrin 5). TË VOTOJMË PËR VETEN TONË!

Related posts

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Në garën për president do të dilnim me një kandidat të përbashkët shqiptar, VLEN e prishi marrëveshjen dhe kandidoi Taravarin…

Gjyla Halili

Blerim Bexheti – Izet Mexhitit: Ne nuk festojmë humbjen ashtu siç bënin serbët!

Gjyla Halili

Shpresim Ferati drejtor i ri i Spitalit të Tetovës

Gjyla Halili

Leave a Comment