KOSOVË

Vuçiq zhvillon bisedë telefonike me Chollet, thotë se Serbia është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka thënë të dielën presidentit serb, Aleksandar Vuçiq se, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Kjo është bërë e ditur përmes një bisede telefonike midis tyre një ditë para takimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Chollet i ka thënë Vuçiqit se pret që takimi i 27 shkurtit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel, të jetë konstruktiv, dhe me përparim të dukshëm drejt marrëveshjes.

Chollet gjithashtu ka thënë se duhet të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara më parë në procesin e dialogut, që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Shtohet se Vuçiq ka theksuar se pret një takim shumë të vështirë, por se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se në këtë kontekst është i gatshëm të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të propozuar me kufizime të përcaktuara qartë.

Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit këto letra kanë ardhur  në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin Evropian. Në këtë letër ata kanë mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian”, thuhet në njoftimin e ZK-së.

Sipas këtij njoftimit, Schloz, Macron dhe Meloni janë shprehur të bindur se zbatimi i planit franko-gjerman është thelbësor nga i cili përfitojnë qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, takimin e së hënës e konsideron si mundësi unike për marrëveshje normalizimi.

Banner

Related posts

Në Shqipëri humbën 36 të mitur nga Siria dhe Irani

admin

Dronët zbulojnë drogën në Shkodër, policia vihet në kërkim të 65-vjeçares

admin

Edi Rama paralajmëron super veturën e parë “Made in Albania”

admin

Leave a Comment