SPORT

“Çmenduri” në NBA, 351 pikë në një ndeshje

Nata e fundit në NBA është karakterizuar me një “çmenduri” të madhe. Sacramento Kings ka fituar si mysafire pas dy shtesave kundër Los Angeles Clippers me rezultatin 176:175 në një nga ndeshjet më të pabesueshme të NBA-së të luajtura ndonjëherë.

Kjo është ndeshja e dytë me rezultate më të larta në histori të NBA-së. Më së shumti pikë janë shënuar në ndeshjen e vitit 1983, kur u shënua 370 pikë në fitoren e Detroit Pistons ndaj Denver Nuggets me rezultat 186-184.

Malik Monk udhëhoqi Sacramenton me 45 pikë dhe De’Aaron Fox gjithashtu shkëlqeu me 42.

Kawhi Leonard shënoi 44 pikë për Clippers dhe Paul George ishte i shkëlqyer me 34 asistime. Russell Westbrook shënoi 17 pikë dhe 14 asistime në debutimin e tij për skuadrën nga Los Angeles.

Rezultatet:
Washington – New York 109:115
Atlanta – Cleveland 136:119
Milwaukee – Miami 128:99
Chicago – Brooklyn 131:87
Minesota – Charlotte 113:121
Golden State – Houston 116:101
Phoenix – Oklahoma 124:115
LA Clippers – Sacramento 175:176

Related posts

​Finalisti i vitit të kaluar humb Wimbledonin

admin

Mayweather sfidohet nga ish-kampioni – SHQIP.com

admin

Në finale Patriot Behrami dhe Shpëtim Bajoku

admin

Leave a Comment