SHOWBIZ

58 vjeçarja Monica Bellucci ‘kapet’ me të dashurin e ri, producentin 64 vjeçar Tim Burton (fotot)

Aktorja italiane Monica Bellucci dhe producenti Tim Burton u kapën dje nga paparacët duke u puthur në një qytet të Francës, pak pasi u mësua se shoqëroheshin prej disa muajsh.

Çifti u ndoqën nga kamerat teksa ecnin në Paris derisa ndaluan për disa puthje të shpejta.

64 vjeçari Tim, i kishte hedhur krahun në qafë 58 vjeçares Monica, teksa të dy ishin veshur me pallto të zeza.

Monica i kishte shtuar ca gjatësi figurës së saj me një palë taka të larta teksa ishte kombinuar dhe me një çantë të zezë.

Dyshja besohet se janë njohur 16 vjet më parë por kanë nisur të shoqërohen vetëm prej festivalit të filmit Lumière Film Festival në Lyon tetorin e shkuar.

Rrjeti Paris Match shkruante se Monica e Tim janë takuar më parë në festivalin e Cannes në 2006, por janë afruar vetëm tani 16 vjet më vonë.

Monica ka qenë ‘single’ që pas ndarjes me artistin Nicolas Lefebvre në 2019, ndërsa më parë ka qenë e martuar me Vincent Cassel nga viti 1997-2013.

Ndërsa Tim ka qenë në një lidhje me aktoren e serialit ‘The Crown’, Helena Bonham Carter, 56 vjeçe, me të cilën u nda në 2014.

Dyshja ishin bashkë për 13 vjet dhe kanë dy fëmijë së bashku; djalin Billy, 20 vjeç, dhe bijën Nell, 16 vjeçe.