BOTA

Biden do të takohet me aleatët e NATO-s pasi Rusia pezulloi traktatin e kontrollimit të armëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po përfundon vizitën e tij katër-ditore në Poloni dhe Ukrainë.

Sot gjatë ditës përpara se të nisët nga Varshava, Biden do të takohet me udhëheqësit e krahut lindor të NATO-s për të treguar mbështetje për sigurinë e tyre pasi presidenti rus, Vladimir Putin anuloi një traktat historik të kontrollimit të armëve.

Madje, në fjalimin e tij të djeshëm, Putin tha se Moska mund të fillojë testimin e armëve bërthamore.

Rusia e konsideron NATO-n, e cila së shpejti mund të zgjerohet për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën, si një kërcënim ekzistencial, raporton AP.

Mesazhi i presidentit lituanez Gitanas Nauseda për Biden do të jetë se ai do “përfshirje më të madhe të SHBA-së në Evropë, krahun lindor të NATO-s dhe natyrisht më shumë ndihmë për Ukrainën,” i tha radios lituaneze të martën këshilltari i tij kryesor për politikën e jashtme.

“Lituania dhe vende të tjera të një mendjeje kanë disa kërkesa që kanë të bëjnë me mbrojtjen ajrore, praninë përpara të mbrojtjes, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe investime më të mëdha në industrinë e mbrojtjes,” tha Asta Skaisgiryte.

Ish republika sovjetike në pragun e derës së Rusisë u bashkua me NATO-n në 2004 dhe ka në plan të presë Biden në korrik për takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të aleancës së sigurisë.

Kujtojmë se dje, Biden takoi në Varshavë presidenten moldave Maia Sandu, e cila javën e shkuar pretendoi se Moska ishte pas një komploti për të përmbysur qeverinë e vendit të saj duke përdorur sabotues të jashtëm.

I vendosur midis Ukrainës dhe Rumanisë dhe një nga vendet më të varfëra të Evropës, vendi evropian lindor ka patur lidhje historike me Rusinë por dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian prej 27 vendesh. Madje, Biden e përshëndeti qëndrimin e Moldavisë për t’ u bashkuar me BE-në.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën gati një vit më parë, Moldavia, ka kërkuar të krijojë lidhje më të ngushta me partnerët e saj perëndimorë. Qershorin e kaluar, këtij vendi iu dha statusi i kandidatit të BE-së, në të njëjtën ditë me Ukrainën.

Related posts

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

Zelensky viziton ushtrinë pranë Bakhmutit: Ushtarët po bëjnë luftë heroike

admin

Gushti i këtij viti nis dhe mbyllet me dy superhëna/ Përgatituni për shfaqje mahnitëse

admin

Leave a Comment